Edhe njëherë për dhunën me bazë gjininë

Të supozohet që dhuna është inherente te burri kurse aksidentale te gruaja është njëlloj sikur të supozohet që inteligjenca është inherente tek burri por aksidentale tek gruaja. Argumentet dhe dëshmitë historike për t’i mbështetur këto të dyja, janë të pafundme por këto argumente pavarësisht numrit të tyre, nuk mund të dëshmojnë më shumë se këto dy fakte historike: është burri ai që ka ushtruar dhunë dhe është gruaja ajo që nuk është inteligjente.

Megjithatë as faktet, as argumentet dhe dëshmitë historike nuk qëndrojnë dhe nuk mund të qëndrojnë jashtë marrëdhënieve të pushtetit dhe forcave të prodhimit. Ato janë fakte por pyetja që duhet shtruar është: në raport me çfarë sistemi (eksploatues) socio-ekonomik janë fakte? Nëse faktet dhe argumentet që shtrohen për të mbrojtur ndonjë teori apo gjykim nuk shtrohen edhe në raport me kushtet e mundësimit të tyre, me kushtet e prodhimit material të tyre, atëherë këto fakte gjysmohen dhe shtrembërohen, jo vetëm në raport me kushtet historike të tyre por edhe me kushtet aktuale: një fakt i dekontekstualizuar historik është përherë në shërbim të ndonjë ideologjie hegjemonike në të tashmen. Prandaj edhe keqpërdorimi i ideve dhe fakteve historike është inherent në vetë abstragimin e tyre nga kushtet e prodhimit dhe raportet e dominimit. Nëse faktet ndahen nga procest historike ato nuk janë më thjesht fakte por marrin karakter ideologjik në shërbim të ndonjë ideologjie dominante që ka interes në këto fakte.

Nëse kjo kuptohet drejtë atëherë ne jemi emancipuar vetëm nga dominimi i fakteve të dekontekstualizuara historike. Gjithë çfarë thuhet për dhunën e burrit dhe jointeligjencën e gruas me mbështetje historike mund të trajtohet si postulat ideologjik bashkëkohor. Është e vërtetë por e parëndësishme sepse faktet nuk qëndrojnë në ajër. Kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me çështjen a parashtrimit të dhunës si komponent jo historik, esencial, të burrit. Burri është në vetvete qenie e dhunshme. Këtu dëshmitë historike marrin karakter tjetër nga ajo që pamë më lart: dhuna është manifestim i qenies së njeriut. Është në natyrën e tij të jetë i dhunshëm. Sikurse nuk mund ta ndash ujkun nga natyra e tij ashtu edhe burri pavarësisht se në cfarë kushtesh historike jeton, mbetet qenie e dhunshme. Nuk ke se si e ndan njeriun nga dhuna kur ajo është pjese e natyrës së tij. Për ta dëshmuar që kjo çështje nuk është rezultat i kushteve historike por esenciale e burrit, një argument që ofrohet është fakti që edhe pse gruaja jeton në të njëjtat kushte si burri ajo nuk ushtron dhunë si burri.

Në përgjigje të kësaj mund të thuhet që si argument ky është i dobët ngaqë ngrihet mbi premisën se njeriu nuk ështe qenie historike dhe nuk ekziston evoluimi biologjik i tij. Njeriu jo vetëm që ka evoluar por ky evoluim i nështrohet jo veç nevojave biologjike por edhe atyre shoqërore. Ky fakt hap, në domenin e vetë biologjisë, hapësirën për mohimin e tezës që njeriu ka një natyrë apo esencë të pandryshueshme e që disi mbetet e njëjtë pavarësisht kushteve ku ndodhet. Ky është mit që sot, në sajë të njohurive që kemi për njeriun, nuk mund të përdoret si argument. Njeriu nuk ka një natyrë statike që shpaloset çdoherë dhe çdokund njësoj. Kemi një rrugëtim të gjatë historik me plot variacione biologjike dhe shoqërore.

Kësisoji, sikurse argumentet që mëtojnë të dëshmojnë inteligjencën më të vogël të gruas janë të gabuara dhe të rreme, po ashtu edhe argumentet që mëtojnë të dëshmojnë që burri është natyrisht më i dhunshëm se gruaja janë argumente false. Pasi burri pothuajse gjatë gjithë historisë ka qenë përgjegjës për mbrojtjen e pasurisë, familjes dhe klanit, ishte ai që edhe do të ushtronte dhunë. Në kushte të vështira për ekzistencë, dhuna ishte përherë prezente. Por kjo dhunë determinohej jo nga natyra e burrit por nga përgjegjësia e tij për të mbrojtur fisin, familjen dhe veten dhe për të siguruar kushtet e domosdoshme për ekzistencë. Asgjë misterioze nuk ka këtu.

Dhuna nuk është komponent i natyrës së njeriut, diçka që ekziston e gatshme për t’u përdorur. Nëse mund të flitet për ekzistencën e dhunës kjo mund të bëhet vetëm si formë e ekzistencës virtuale, si mundësi abstrakte që shndërrohet në realitet konkret vetëm në raste kur një numër i konsiderueshëm i kushteve të jashtme bëhen bashkë. Krahasoje këtë me zjarrin: zjarri nuk ekziston para se të mblidhen kushtet e domosdoshme për të. Madje edhe kur kushtet ekzistojnë, ai mund të mos ndodhë. Por është shumë vështirë të ndezësh zjarr me dru të lagësht apo të njomë. Kjo nuk ndodh, jo pse nuk është në natyrën e drurit për t’u djegur por sepse kushtet për djegje nuk plotësohen. Edhe me kulturën, nëse krijon një kulturë të “lagësht” ndoshta edhe dhuna e burrit do të marrë formën dhe modalitetin e dhunës së gruas.

About albphilosopher

Sead Zimeri has studied Philosophy, Islamic Philosophy and Religion, International Politics and Psychoanalysis. He is currently the project coordinator of "Islam and the Liberal Society" at the Liberalt Laboratorium (LibLab) thin tank in Oslo, Norway. http://www.liblab.no
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s