Vështrim hermeneutik mbi gjenezën orientalizmit egalitar shqiptar

Fatlum Sadiku

Kur shikohet procesi i rënies së Perandorisë Osmane, Rilindja Kombetare dhe krijimi i shtetit shqiptar ndërmjet viteve 1912-1920, askund, në asnjë vend të vetëm nuk haset e shkruar: “ajo Shqipëri që lindi, lindi si shteti i vetëm me shumicë myslimane ne Europë”. Të paktën jo në sensin “normal”, a pozitiv. Është dashur të kalojnë 100 vite, të dalë Nathalie Clayer e ta nënquaj librin e saj “Lindja e nje kombi me shumicë myslimane ne Europë”, për të reflektuar ndokush se njëmend para 100 e ca vitesh, shteti shqiptar pati lindur si shtet-kombi i vetëm mysliman në ujërat e Adriatikut e Jonit. Kjo, edhe sot, ngjashëm sikurse edhe integrimi i mundshem i Turqisë në BE, nga shqiptarët shihen disi të paakceptueshme dhe të padëshirueshme për tu thënë a menduar. Se Shqipëria lindi me shumicë myslimane kjo – të paktën në planin e dytë të të reflektuarit – pra në nënvetëdije, nenkuptohej e nënkuptohet nga të gjithë ne (Jung thotë se jo vetëm inividët por edhe popujt kanë nënvetëdije), na pëlqeu kjo apo jo, qemë apo s’qemë kundershtarë të këtij fakti, por fakti qe as elitat e kohës e as këto të sotmet, në intepretimet e tyre të historisë dhe ne diskurset e tyne kombëtareske, nuk përmendin këtë fakt, flet shumë. Flet në njërën anë për kompleksin e fshehjes (“verbergung” nëse i referohemi Heideggerit dhe nocionit të tij mbi fshehjen e qenies) të identitetit të elitave të apostrofuara edhe në reprezantimet e tyre, edhe në të menduarit/perceptuarit e popullit, por njëkohësisht flet edhe për një popull i cili përnjëherë e gjeti veten që si detyruar e në huti të negociojë me tri-katër shpjegime identitare të botës: mysliman/katolik/ortodoks (fetar), otomanist, xhonturk, ‘europian’ (modern), shqiptarist e jugosllav (ne qe mbetëm jashtë Shqipnisë), e ne nje masë edhe grek. Përmbledhtazi flet për atë që Saidi e konsideron orientalizëm i fshehur, e që në rastin tonë mund të thuhet se po mbush më shumë se 100 vite, nga të qenurit virus i elitave tona.

D.m.th në njëren anë lindën elita të shkolluara kryesisht larg kontaktit me popullin dhe që përbrendësuan epistemat moderniste që për kohën ishin qoftë pushtetuese, qoftë të pushtetetshme, e që theksonin se ka/duhet të ketë mpleksje të re identitare për popullin, në petkun nacional, kundruall popullit që u gjend i hutuar përballë epistemës moderne, përkatësisht pakos së qujtur shtet-komb. I ndodhur akoma brenda një daseini që operonte përmes eskatologjive fetare esupersticioze dhe kanoneve para-moderne, shqiptarët u përballën me frakturë, shkarje nomosale dhe llogosale në relacion me elitat e veta, e ku të parëve nuk u gjeje shumë entuziazëm per kombin, kurse palës së dytë per fetë (e dosido jo per islamin ndaj të cilit shfaqin edhe neveri), situatë kjo që flet për skiziforeninë kulturore, për humnerën në të cilin u gjend shqiptari – që edhe ashtu ndaj zhvillimeve reagonte ose pasivisht ose reaksionarisht – i dekadës së parë dhe të dytë të shekullit XX ne një kontekst truamatik nativ (luftëra e përmbyse të mëdha politike), por edhe ndërkombëtar: atë të fundosjes së qytetërimit osman/islam njëkohësisht me hapërimin e qytetetit europian, drejt “Luftes se Madhe” (Luftës së Parë Botërore, nihilizmi vleror i të cilit, të paktën për mua pasqyrohet më së s’miri në veprën artistike të Kazimir Malevichit “Rrethi i Zi” – 1913).

Kjo lindje e e çalë e shqiptarit i lindur si një fëmijë i shpulluar nga rrethanat dhe zeitgesti i kohës që në foshnjërinë e tij, ky dëbim i moralitetit nga e vërteta e ek-statike e realizuar në daseinin e tij, shenjon atë që filofozi Iranian Daryush Shayegan e quan “vetëdije e plagosur” kur flet për ballafaqimin e epistemës moderniste të civilizimit europian me popujt jashtë kontitentit të vjetër, pra me popujt periferik. Ndoshta këtë “plagosje” e hasim në formën më të goditur tek Podrimja e më pas edhe “Jericho” :

Si dele në pazar po t’thonë mes dy qytetërimeve 
Dy konop n’qafë t’vnumë
Dytë po t’ngrehin e ti po qet shkumë
Je shumë i lodhun, gjat ke nejt n’zhurmë
E ki nevoj me marr frym, se jon tu t’ngulfat
Zani spo t’del e don me piskat
Krejt lomsh n’kry t’kan hallakat
Edhe sa ko me zgat deri sa t’coptojnë
Deri sa t’dajnë e sa t’përvlojnë
Deri sa ta kupton se sun vazhdon me konfuzion (…)”

Lindja e shtetit shqiptar ose vajtohet si “gjymtim i trupit kombëtar” (presupozohet ekzistenca e këtij trupi qëmoti), ose – megjithatë – krijimi i tij intepretohet “si kthim në folenë e kahershme europiane”, duke mëshuar kështu në të kaluarën para-islame, por në masë të madhe edhe para-bizantine të “shqiptareve” (presupozohet ekzistenca e substancës identitare shqiptare si diçka e pandryshueme ndër shekuj). Realiteti i të qenurit daramatikisht myslimanë në përqindje kapërcehet. Apo më mirë thënë përpihet disi shpejt.

D.t.th, konstatimit për kthimin tonë “në folenë europiane” nuk mund t’ia gjesh edhe shpjegimin kontigjent mbi fisnikërimin a mosfisnikërimin edhe tonin edhe të Europës me këtë “rikthim”. U fisnikëruan europianët e shqiptarët nga ky ri(takim) ?! Askund nuk konstatohet se si komb me “shumicë i njërës prej feve abrahamike”, e pasuruam me diçka koloritin europian, në një kohë kur vetë civilizimi europian ishte në krizë të thellë vlerore. Përkundrazi, ose shahej/t Europa, ose shahej/t vetja (ne veçanti e kaluara osmane/identiteti mysliman). Dhe pavarësisht se kishim e kemi shqiptarë me emer Ilia, e Iliaz (profet abrahamike), i pari shihet si konvergjent i abrahamizmit, kurse i dyti jo. Ndoshta tek veprat e Frasherlinjve mund të gjesh shenja që janë afër një intepretimi më të butë, apo të paktën jo përjashtues e jomonolit, por megjithatë inherenca e qellimit edhe e veprave të tyre flet per tjera ambicie. D.m.th pati një shperfillje gati totale të asaj çfarë realisht ishim, e as nuk thuhej kund qe Europa pati ndonjë dobi, nga “rikthimi i ish anëtarit të familjes”. Theksohej e theksohet vetëm ajo që DUAM TË JEMI.. Në esencë islami në mundësinë potenciale të konvergjencës me traditën abrahamike të Europës, shihej dhe shihet si jo-arabahamik, si diçka që megjithëse pretendon të jetë abrahamik, nga fakti Europa nuk e konsideron të tillë, nuk duhet ta konsiderojmë as ne. E pathëna tacite e kësaj gjendjeje shpirtërore është kjo: “ne s’jemi as hajri i vetit as i tjetrit” vetëm se aguam si myslimanë. Ndjesi e të konsideruarit të vetes dele e zezë. E shtangimit identitar, edhe e dyshimit të dyfishtë (në të kaluarën e në të ardhmen) do të thoshte Shayegan.

Ndoshta tek ata pak përfaqësues myslimane të kohës së Zogut (si Dalliu, Dibra etj), më pas gjejmë thurrje se si demek na e paskemi fisnikëruar Europen me fene/identitetin tonë por që këto përpëlitje në esencë s’ishin gjë tjetër veçse kompleksim perballë fuqisë së modernizmit dhe projektit të shtetit-komb, në sensin: “po ja edhe ne myslimanët shqiptarë e duam kombin që nga mbamendja”, ngjashëm siç gjejmë sot panumërsisht myslimanë që mendojne se shteti-komb pati mpleksje krejt kongruente me konceptin e ummetit. Sot ne gjejmë ngjashmeri drastike në mes Tajar Zavalanit edhe qasjes së tij ndaj per perçes islame në vitet 30-të me e qasjen bashkëkohore të Veton Surroit per mbulesën islame, pothuajse njejtë siç gjenden ngjashmëri drastike mes intepretimeve të Dalliut e Dibrës në njërën anë, me ato të Sabri Bajgores e Naim Tërrnaves sot kur meshojnë në binomin e kiminë islam + shqiptarizëm. E realisht kudo projekti kombëtarist qe i huaj për botën islame.

Se pati schok përballë përbindëshit modern, se pati jabanxhillëk me të panjohurën, mund të vërhet fare qartë edhe nga vetë i emërtimi që bartte Organizata “Xhemijeti” ne vitet 20: “Islami Muhafaza Hukuki Cemiyet” (“Shoqata për mbrojtjen e te drejtave te myslimanëve”) – eponim ky që flet vetë për shtangimin e daseinit fetar para perballjes me shpjegimin versajian të botës. Kësodore, fakti që Rilindja/elitat shqiptare projektin e tyne kombëtarist, e nisën në një kohe kur qytetetërimi islam po venitej, kurse ai materialist europian po gllaberonte gjithçka para vetes, bëri që të lindte një tipologji e elitarit/intelektualit të tëhuajsuar e klloun shqiptar. E atij sojit që kur flet për Europën, në çdo prezantim të vetin lë vend për një mesazh tacit: nuk na është kënduar kënga mire as kur morëm diçka prej atij qytetërimi të venitur (aludohet në islamin), e as sot që “po afliojmë me ISIS-in, Turqinë etj…” Nuk na këndohet mire kënga as në Ballkanin fqinjë (popujt e të cilit nisën ta imagjinojnë veten si “mburoje historike e Europes”, karshi persve, otomaneve etj.) e dosido/rrjedhimisht as në Europe!

Suma sumarum, përderisa në njërën anë elitarëve shqiptarë kryesisht të fillimshekullit XX, krizat qytetërimore e globale u’a brumosën si destin rolin e agjentacionit mimetik të gjithckaje qe prodhohej në Europe, për t’ia shitur popullit si “vlerë”, e si “kusht”, në anëm tjeter myslimanit, por përgjithësisht edhe fetarit të ag-shekullit XX i trasoheshin dy rruge: 1) konformimi me realitetin e ri përkundër që kastagnuar me shekuj në moszhvillim të intelektit e në moszhvillim shoqëror edhe faji i vetes edhe faji i rrethanave tjera, si dhe 2) defanziviteti i pakrye që në Shqiperi zgjati sporadikisht deri në vite 20, kurse tek në Kosovë/jashtë Shqipërisë, diku deri me kapitimin e NDSH-së në të 50-tat. Pas këtyre viteve, kur edhe ngjau likuidimi masiv i figurave fetare si dhe i pasurisë pronesore, arkitektonike/materiale e shpirterore fetare, nisë edhe tëhujasimi më i madh orientalist: që thelbësisht nuk përbën kurrfarë “perendimorizimi” a “europianizmi” po, allafrangallek mimetik, e vetëorientalizim.

About albphilosopher

Sead Zimeri has studied Philosophy, Islamic Philosophy and Religion, International Politics and Psychoanalysis. He is currently the project coordinator of "Islam and the Liberal Society" at the Liberalt Laboratorium (LibLab) thin tank in Oslo, Norway. http://www.liblab.no
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s