Jacques Derrida

Sead Zimeri

Derrida (1930-2004) nuk është autoritet i pakontestueshëm në filozofi, por një gjë e ka dalluar atë prej autorëve tjerë të periudhës postmoderne: ai nuk është filozof postmodern, dmth, i teorisë që pohon se çdo gjë është interpretim në kuptim të dhënies përparësi absolute lexuesit ndaj tekstit që interpretohet dhe rrjedhimisht edhe relativizimit absolut të kuptimit. Përkundrazi, për Derridën, çdo gjë është tekst. Derrida ka qenë lexues i shkëlqyeshëm dhe i përpiktë i teksteve klasike. Kur i lexon ato ai i lexon jo për t’i ndryshuar por për të treguar se si pothuajse pa përjashtim ato përmbanin ‘traces’ apo gjurmë të logocentrizmit – prandaj edhe Žižeku thotë se kritika dekonstruktive është një aktivitet i mërzitshëm. Ai i lexoi tekstet klasike përmes dioptrisë kritike të dekonsruksionit dhe arriti të hedhë dritë mbi aspekte që ishin mbuluar, lënë anash, mospërfillur gjatë historisë së interpretimeve të tyre, etj.

Derrida nuk ishte interpretues i teksteve e as që ofroi ndonjëherë ndonjë teori apo metodologji hermeneutike të interpretimit të teksteve (lexo dialogun mes tij dhe Gadamerit). Ai nuk kërkoi që të ndryshojë kuptimet e teksteve duke ju dhënë atyre interpretime të reja, siç pandehet disa herë. Përkundrazi, ai përforcoi edhe më tepër kuptimet që i kishin, i bëri edhe më të qarta, më të dalluara, më të komplikuara, që pastaj t’i goditë me tërë forcën që dekonstruksioni, që nuk ishte as teori as interpretim, ja mundësonte.

Dekonstruktimi derridian nuk është interpretim i teksteve por kritikë që mëton ndryshimin e traditës dhe kushteve që kanë bërë ato tekste dhe tradita logocentrike të mundshme. Përmes leximit kritik të këtyre teksteve, teksteve që kanë status kanonik në qytetërimin perëndimor, ai kërkonte të na bënte të vetëdijshëm për përmbajtjen tjetër të këtyre teksteve. Prandaj edhe përherë kam konsideruar se Derrida është revolucionar, jo reformues siç janë interpretuesit e teksteve të njëjtë.

Nuk kontestohet se interpreitimi është pjesë e pandashme e çdo leximi, por qëllimi i leximit të Derridës nuk ishte interpretimi i teksteve që i lexonte por nxjerrja në shesh e gjurmëve të logocentrizmit; ai, pra, ishte një detektiv i shkëlqyeshëm i gjurmëve të logocentrizmit. Kur, për shembull, zbulon gjurmë të tilla në filozofinë e Kantit apo Hegelit, ai nuk e bën këtë që t’i tjetërsojë filozofitë e tyre, por për të na treguar se ato përmbajnë disa aspekte që nuk janë marrë parasysh sa duhet, dhe se këto gjurmë jo vetëm që mund të hedhin dritë mbi aspekte tjera që mbeten të pakuptuara sa duhet në filozofitë e tyre por, madje, edhe të rrëzojnë tërë strukturën që mban në këmbë traditën logocentriste.

About albphilosopher

Sead Zimeri has studied Philosophy, Islamic Philosophy and Religion, International Politics and Psychoanalysis. He is currently the project coordinator of "Islam and the Liberal Society" at the Liberalt Laboratorium (LibLab) thin tank in Oslo, Norway. http://www.liblab.no
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s