Letër pushtetarëve të shteteve të Europës lindore që keqtrajtuan refugjatët sirianë

Sead Zimeri

Ata që kanë ndjekur postimet e mia në facebook e dinë që unë kam një respekt të veçantë për Sirinë dhe sirianët në përgjithësi. E kam thënë disa herë, por nuk lodhem së përsërituri, se Siria për mua është vëndi ku unë jam formuar si arsye kritike por edhe si njeri. Aty kam takuar filozofë, gjuhëtarë, teologë, historianë, aktorë, humoristë, këngetarë, shkrimtarë, miq dhe mikesha të cilët patën bërë qëndrimin tim në Siri të paharrueshëm. Ajo që e pat bërë të veçantë qëndrimin tim është konteksti politik i Sirisë. Siria ka qenë një vend pa liri, i udhëhequr nga një diktator që ka monitoruar çdo lëvizje të qytetarëve të vet. I ka shtypur, i ka rrahur, i ka vrarë, i ka mbajtur me dekada nëpër burgje me procese gjyqësore të montuara, i ka detyruar të veprojnë kundër parimeve të tyre etike dhe religjioze. Por, me gjithë këtë shtypje dhe dhunë, sirianet nuk e patën humbur humanitetin e tyre.

Prandaj, kur shoh që ju keqtrajtoni refugjatët sirianë që kurrë nuk ju kanë bërë asnjë të keqe, më vjen një ndjenjë e epërsisë morale dhe intelektuale si asnjëherë tjetër për t’ua thëne troç: ju nuk jeni ardhmëria e Europës. Tragjedia e Europës nuk janë refugjatët por ju me këto ide dhe vizione retrograde të mesjetës, që duhet për hirë të bashkëjetesës me ju pranuar si të barabartë me gjithë të tjerët. Por une dhe njerez që ja duan të mirën Europës NUK i respektojmë as nacionalizmin, as shovinizmin, as racizmin, as islamofobinë dhe as fashizmin tuaj. Ju më keni befasuar për të keq, por ndoshta nuk kisha ndonjë arsye të madhe që të befasohem, kur vetë shteti im u baltos me një sjellje brutale, çnjerëzore ndaj refugjatëve të pambrojtur. Maqedonia një shtet artificial, plotësisht i dështuar, së fundmi u bë një shtet si ju.

Ajo që, megjithatë, më befason është se si jë që deri dje keni jetuar në kushte të vështira të komunizmit, keni bërë përpjekje dosido të emigronit nga vendet tuaja, të iknit në Europë apo diku tjetër në Perëndim, sepse diktatura komuniste ishte e padurueshme, sot shfaqni racizmin më të egër në tërë Europen. Nuk e kam fjalën vetëm për mënyrën se si, ju si shtet, u sollët me refugjatët sirianë, por edhe se si bëtë përpjekje që ta arsyetoni urrejtjen tuaj patologjike ndaj refugjatëve sirianë, se ju po i dilnit në mbrojtje kulturës dhe trashëgimisë, lexo krishterimit, europiane kundër vërshimit musliman në Europë. Por, për cilën kulturë dhe trashëgimi europiane e keni fjalën? Kultura europiane NUK ekziston, por ekzistojnë kultura dhe kultura, duke filluar prej tek ajo më e madhja që sot është kultura liberale, pastaj kultura konservatore, komuniste, social-demokratike, fashiste, anarkiste, nacionaliste, shoviniste, patriarkale, iluministe, etj, etj. Me sa kam arritur ta ndjek shtypin tuaj, ju mbroni elementet me të këqija të Europës, kulturat fashiste dhe ato raciste. Si udhëheqës të popujve që kanë vuajtur, që e dinë  ç’është vuajtja, ju dilni kundër një populli tjetër që është duke vuajtur.

Ju nuk jeni duke e mbrojtur nëe Europë të përbashkët për të gjithë ne, një Europë humane, të drejtë, të barabartë, multikulturore, multietnike, multireligjioze, multiracore, etj. Ky ËSHTË realiteti i Europës sot, u pëlqeu apo nuk u pëlqeu juve. Çka po propozoni të bëjmë tani: të i zhdukim dallimet multikulturore vetëm pse juve që ende mbaheni me ide të shekujve të mesjetës kjo situatë nuk ju pëlqen? Nuk më pëlqen aspak që këto tradita regresive, nacional-shoviniste janë bërë pjesë e asaj Europe që e dua dhe indentifikohem me të, por kështu është fati kur krijon një bashkim europian: kusht i domosdoshëm, megjithatë, i këtij bashkimi është pranimi i realiteteve kulturore të ndryshme, dhe luftimi kundër çdo lloj kulture që mundohet ta bëjë Europën homogjene, sepse kjo do të ishte edhe fundi i Europës. Nuk dua as të e shoh, as të e përjetoj dhe as të jetoj në një Saudi tjetër që quhet Europë. Nesë e shquan Europën diçka nga vendet tjera është pikërisht, dhe sado e vështirë që është për juve, fakti që ajo është plurale dhe ky pluralitet e bën atë të pasur. Pluraliteti si i tillë nuk e bën të pasur, por kultivimi i identiteteve të ndryshme kulturore e bën atë të dallohet nga vendet tjera.

Unë pakrahasimisht më shumë dëshiroj të jetoj me sirianët, me afrikanët, me komunistët, me liberalët, me radikal të majtë, me të krishterë të vërtetë, me ateistët, dhe me çdokënd tjetër sesa me racistë që urrejnë të tjerët vetëm pse janë të tjerë. Racisti nuk e duron dot diferencën, sepse ai e lexon atë vetëm si rrezik, vetëm si mundësi e zhdukjes së vetes. Paramendojeni jetën e një njeriut të konsumuar plotësisht në urrejtjen ndaj tjetrit? Ai nuk mund të qëndroj brenda lëkurës së vet, si do të qendroj pranë meje dhe krijojë marëdhënie teë mira me mua? Racistët luftojnë për një Europë monotone, pa sharm dhe pa larmi, pa muslimanë dhe pa të zi, pa shqiptarë dhe pa turq, pa komunista dhe pa anarkista. Ata luftojnë për një Europë fashiste, por fashizmin e kemi provuar njëherë, dhe i kemi parë pasojat e tij.

Ju duhet ta kuptoni rrezikun që vie nga idetë që po i shpërndani, nga traditat që po i mbroni dhe mbështetni sepse ato ide dhe tradita kërkojnë atë që fashizmi dje kërkonte: zhdukjen e tjetrit. Por Europa din edhe të luftojë kundër fashizmit dhe racizmit që jeni duke e pështyrë në fytyrë të saj, sepse vetëm ashtu mund të ruhet një Europë e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. Homogjeniteti kulturor më nuk është i mundshëm, pastërtia racore është përzier edhe në dna. Kjo që ju po mbështetni është një realitet i vdekur, që ka pushuar së ekzistuari në Europë; ajo Europë që ju po e dëshironi ka shkuar pa kthim, tmerret e luftës së dytë botërore ende rëndojnë mbi ndërgjegjen morale të Europës që të bëj ndonje kompromis ne kete pike. Po të mos ju pëlqejë kjo Europë e bashkuar me të gjithë që jetojnë aty, atëherë po ua them atë që ju po ja thoni refugjatëve: dilni nga Europa, askush me zor nuk është duke ju mbajtur aty dhe krijoni Sauditë tuaja homogjene.  Nacionalizmit i ka dalë me shija, ngase kemi hy në një fazë tjetër të zhvillimit në Europë, dhe sado e vështirë kjo fazë kalimtare të duket, as edhe Greqia nacionaliste dhe e falimentuar nuk po dëshiron të i ndahet, madje as Turqija jo, ajo është bërë realitet që nuk duhet luftuar por duhet përqafuar.

Pa respekt,

S. Z.

About albphilosopher

Sead Zimeri has studied Philosophy, Islamic Philosophy and Religion, International Politics and Psychoanalysis. He is currently the project coordinator of "Islam and the Liberal Society" at the Liberalt Laboratorium (LibLab) thin tank in Oslo, Norway. http://www.liblab.no
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s