Mbi nevojën e mendimit strategjik

Sead Zimeri

Sa herë që ndodh ndonjë sulm terrorist në Perëndim, reakcioni spontan i perëndimorëve është të ja përshkruajnë sulmin islamit dhe muslimanëve. Ç’janë arsyet që e kanë, në njëfarë mënyre, natyralizuar marëdhënien e islamit dhe terrorizmit? Arsyeja kryesore, kuptohet, është pikërisht fakti se kohëve të fundit shumica e sulmeve terroriste është bërë nga njerëz që ngritin flamurin e islamit, njerëz që kalërojnë me islamin dhe muslimanët sikur të jenë pronë e tyre private. Sidomos pas sulmit në New York që i ka shkaktuar një traumë të paparë që nga lufta e dytë botërore qyteterimit perëndimor, që në vetëperceptimin e saj paraqitej si shembull i të gjitha vlerave universale, si shembull që duhej ndjekur jo sulmuar. 9/11 ja prish këtë imazh, vetëperceptim Perëndimit, i shkakton një traumë në këtë nivel, një traumë varrat e të cilës ende nuk janë mbyllur, dhe me sa duket nuk do të mbyllen edhe për një kohë të gjatë.

E mbaj mend që pyetja më e shtruar pas këtij sulmi ishte: pse na urrejnë? Dhe, atëherë, kjo pyetje më dukej jo vetëm naive por edhe tërësisht idiotike, ngase pas gjithë atyre aventurave imperialiste nëpër bote, qyteterimi perëndimor do të duhej të përgatitej për një lloj bumerangu të hakmarrjes që do t’i godiste kryeqendrat e saja. Megjithatë, ajo që pyetja dëshmonte ishte një gjë tjetër: se në psikologjinë e qytetërimit perëndimor ekzistonte një disonance e madhe mes asaj që ata në fakt ishin dhe mënyrës se si ata e përfytyronin veten: të mirë, të drejtë, demokratë, liberal, humanitarë, etj, etj. Sulmi në New York do ta thyej për herë të parë pas luftës së dytë botërore këtë imazh fantastik, i përfytyruar si shpirtë i bukur, do t’ua bëje me dije jo që ata nuk ishin të paprekshëm -sikur që zakonisht interpretohej kjo pyetje – por natyrën tërësisht imagjinare të vetëperceptimit të tyre. Hendeku që e ndante realitetin nga imagjinareja ishte aq i madh saqë kur ai u rrëzua shkaktoi traumë të thellë në vetëperceptimin e qyteterimit perëndimor. Qysh prej atëherë ajo ka bërë përpjekje që ta restaurojë imazhin e para 11 shtatorit që ta mbyllë traumën.

Prezenca e muslimanëve në Perëndim, megjithatë, është një kujtesë e vazhdueshme, një shënjues i pashlyeshëm i faktit që hendeku nuk mund të fshihet, që imazhi nuk mund të restaurohet, ngase ata e kanë sjellur luftën këtu, në Perëndim, jo atje ku Perëndimi i bënte luftërat e veta. Është gjakosja e këtij imazhi, dëmtimi i këtij vetëperceptimi, pamundësia e tij për t’u restauruar që e bën një kërkesë tjetër, një kërkesë drejtuar muslimanëve, sidomos liderëve muslimanë, që sa herë që një sulm terrorist kryhet nga një musliman të gjithë muslimanët, sidomos muslimanët në Perëndim, të distancohen nga sulmi, të e denoncojnë atë pa kushte. Është një kërkesë idiotike, madje edhe irracionale, që buron jo nga arsyeja por nga varra e traumës. Prandaj edhe shfaqet me këmbëngulësi të madhe sa herë që ndodh ndonjë sulm terrorist.

Është gjeneza e kësaj kërkese, besoj, që udhëheqësit muslimanë në Perëndim nuk e kuptojnë sa dhe si duhet. Pas sulmeve terroriste të tilla ata ftohen nëpër programe televizive të e denoncojnë sulmin, por në vend që ta denoncojnë ate pa kushte, ata fillojnë me denoncimin e sulmit por mbarojnë duke i përmendur shkaqet dhe ankesat që kanë shërbyer si shtytës të sulmit. Problemi nuk është se këta udhëheqës muslimanë janë gabim kur mundohen të e kontekstualizojnë sulmin, përkundrazi, ata kanë plotësisht të drejtë. Por pikërisht ky është problemi -të qenurit në të drejtë. Kur të ftojnë për të marrë mendimin e muslimanëve për sulmin, ata nuk të ftojnë që t’u shpjegosh arsyet dhe racionalen e sulmit, por kërkojnë që të dëgjojnë me veshët e tyre se komuniteti musliman ashpër dhe pa kushte dënon veprën e tillë.

Andaj këshilla ime për udhëheqësit muslimanë do të ishte: mësoni nga Izraeli se si bëhet dhe fitohet lufta e imazhit. Imazhi i muslimanëve në Perëndim dihet mirë, është imazh tërësisht negativ, i mbingarkuar me stereotipe negative, dhe asociacionet e para që shumicës së perëndimorëve u bien ndërmend në raste të këtilla janë stereotipet negative.

Krahaso këtë me një komandant në luftë që dëshiron ta fitojë betejën: ai do të bënte vetëvrasje nëse në vend të strategjisë luftarake do të zgjidhte një strategji tjetër, le të themi, të ishte në të drejtë. Kur vetëm është në betejë nuk është detyra e tij për të na treguar se kush është në të drejtë (kush e filloi luftën dhe pse?); detyra e tij është të e fitojë betejën, dhe nëse këtë ai nuk arrinë ta bëjë atëherë ai nuk e ka kryer misionin e tij si duhet. Apo le të marrim një shembull tjetër nga bota e letrave: dallimi mes një artikulli akademik dhe atij jo-akademik në të shumtën e rasteve është vetëm dallim formal, sidomos kur e njëjta ide zhvillohet në të dyja qasjet. E megjithatë, nëse e dërgon një artikull gazetaresk në një revistë akademike editorët do të të përgjigjen që artikulli nuk është akademik prandaj edhe nuk mund të botohet aty. Dallimi mund të jetë krejt formal, por janë dallimet formale ato që të lejojnë të botosh artikullin aty. Artikulli nuk botohet ngase u drejtohet lexuesve të gabuar.

Po e them këtë ngase liderët muslimanë nuk e kanë kuptuar kontekstin ku ndërveprojnë, nuk e kuptojnë pozitën në të cilën janë vendosur dhe, rrjedhimisht, imazhi i muslimanëve jo që nuk përmirësohet, por edhe baltoset më tepër. Mes dy strategjive që do të duhej të përdoreshin në këtë rast – 1) të refuzohet marrja pjesë në këto spektakle: ne nuk jemi fajtorë për terrorizmin që e bëjnë njerëz me emra muslimanë, na lëni rahat, pra! ose 2) nëse mirret pjesë, atëherë, të luhet loja si duhet dhe të mos filozofohet pa vend. Lëri të tjerët të mirren me ato çështje në kontekste tjera – ata zgjedhin një strategji të tretë që vetëm sa e dëmton edhe më shumë imazhin e muslimanëve. Kështu ndodhi me sekretarin gjeneral të bashkësise islame në Norvegji pas sulmit të fundit në Francë që shkaktoi bujë të panevojshme, apo edhe me një njeri mjaft perceptiv dhe të zgjuar si Tariq Ramadani. Kur ftohesh në programe të këtilla duhet të kihet parasysh se je duke ju drejtuar jo muslimanëve, atyre që kanë paragjykime negative ndaj teje, atyre që të konsiderojnë të rrezikshëm, të papërmirësueshem, misogjinist, primitiv, etj. Çdo hezitim, sado i vogël, stërzmadhohet dhe kuptohet si denoncim i kushtëzuar. Ky gjykim është i padrejët, por kështu është.

Pse është e rëndësishme që hezitime të tilla dhe përpjekje për ta sqaruar kontekstin të evitohen nga kontekste të tilla? Për dy arsye, pra: 1) nuk është kuvendi për akrobacione filozofike aty, dhe 2) përherë duhet të kihet parasysh se imazhi luan rol determinant në mënyrën si perceptohesh. Shumica e spektatorëve ndoshta kanë krejt pak njohuri për islamin dhe muslimanët, por që e dinë që ky emër përmendet përherë në kontekste negative, prandaj mënyra e vetme për të thyer ndonjë stereotip është pikërisht përmes denoncimit pa përpjekje për të ‘kuptuar’ sulmet e tilla.

About albphilosopher

Sead Zimeri has studied Philosophy, Islamic Philosophy and Religion, International Politics and Psychoanalysis. He is currently the project coordinator of "Islam and the Liberal Society" at the Liberalt Laboratorium (LibLab) thin tank in Oslo, Norway. http://www.liblab.no
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s