Jo vetëm si Substancë, por gjithashtu edhe si Subjekt

It is not enough to emphasize that the subject is not a positively existing self-identical entity, that is stands for the incompleteness of substance, for the inner antagonism and movement… This notion of the subject still presupposes the substantial One as a starting point, even if this One is always already distorted, split, and so on. And it is this very presupposition that should be abandoned: at the beginning (even if it is a mythical one) there is no substantial One, but Nothingness itself. (Zizek, Less Than Nothing, f. 378)

Më poshtë janë disa mendime/vërejtje preliminare mbi tendencat në shfaqje për leximin e Hegelit dhe idealizmit klasik gjerman, nga perspektiva e nacionalizmit shqiptar.

Duhet të jemi shumë preciz këtu: kur thuhet se populli shqiptar (apo cilido popull tjetër) ka qenë Substancë – dhe Substanca interpretohet si qenie që është apo ekziston në vetvete, por jo për veten – e pastaj në Lidhjen e Prizrenit është bërë Subjekt, dmth e vetëdijshme për veten si tërësi organike, këtu më nuk jemi në sferën e filozofisë së Hegelit, por ndoshta në atë të Spinoza-s. Në fakt, t’i mvishet Hegelit një kuptim i këtillë është përmbysje e plotë e filozofisë së tij, zhveshje e filozofisë së tij prej petkut spekulativ dhe veshje e atij me petkun dogmatik. Keqkuptohet jo vetem Substanca, por edhe më keq se kaq, keqkuptohet edhe Subjekti. Këtu Subjekti shënjon një tërësi tjetër organike, është emër tjetër i Substancës. Për Hegelin, Substanca nuk ekziston, ajo është presupozim retroaktiv i Subjektit. Substanca vjen në ekzistencë si rezultat i Subjektit, edhe pse për arsye konceptualë parashtrohet si parardhës i Subjektit. Kjo do të thotë se, Substanca si tërësi organike është iluzion, sepse kur Subjekti e presupozon Substancën ai e presupozon si të çarë, përndryshe Subjekti nuk do të ekzistone. Nëse Substanca ontologjikisht i paraprine Subjektit, atëherë do të kemi vetëm Substancë dhe atributet e saja Spinoziste, por jo Subjekt. Kjo nuk është filozofia e Hegelit, por ajo e Spinoza-s. Kur e mbajmë këtë linjë të argumentimit, jemi ende në univerzin para-Kantian. Univerzi Kantian-Hegelian presupozon se ky konceptim i Substancës në këtë formë është metafizikë dogmatike religjioze, sepse në të qenia/Substanca parashtrohet si totalitet, si NJË i pandashëm, kurse çdo totalitet i tillë është vetëm fantazi (lexo: antinomitë e arsyes te Kritika e Kantit).

Kështu qe, kur Hegelianët shqiptarë e përdorin Hegelin për të arsyetuar ideologjitë e tyre nacionaliste, ata nuk janë të vetedijshëm se Hegeli e thotë ekzaktësisht të kundërtën e tyre. Për Hegelin nuk ka kurrfarë kuptimi të thuhet se Substanca bëhet Subjekt: Subtanca vetëm është Subjekt (jo vetëm si Substancë, por gjithashtu edhe si Subjekt), ajo ekziston vetëm për/me Subjektin dhe pa Subjektin është, thjeshtë, asgjë. Pastaj, që të jemi edhe më preciz këtu, kur Hegeli flet për Substancën dhe Subjektin ai flet për Absoluten: është Absolutja ajo që nuk është vetëm Substancë por edhe Subjekt. Kjo tezë është radikalisht anti-nacionaliste: Populli si Substancë nuk ekziston, ai ekziston përherë vetëm si Subjekt. Kur ai nuk ekziston si Subjekt, ai nuk ekziston as si Substancë. Populli krijohet përmes intervenimit të Subjektit. Unë do te isha pajtuar tërësisht me tezën se populli shqiptar u bë Subjekt (politik) me Lëvizjen e Prizrenit, por në kuptimin e vërtetë Hegelian, jo atë Spinozist. Populli shqiptar, pra e krijoi veten dhe vetëdijen për veten në Lidhjen e Prizrenit: diçka e njejtë ka ndodhur me te gjitha kombet që ekzistojnë sot. Ai e krijoi veten si Subjekt pikërisht në momentin kur edhe e krijoi veten si Substancë: Substanca nuk i paraprinte si diçka “out there”, por u krijua me Subjektin. Kjo është teza radikale e Hegelit, qe pastaj natyrisht është zhvilluar edhe prej filozofëve dhe sociologëve te tjerë të modernitetit, si Benedict Anderson me tezën e tij të njohur se traditat janë të shpikura, jo të zbuluara

About albphilosopher

Sead Zimeri has studied Philosophy, Islamic Philosophy and Religion, International Politics and Psychoanalysis. He is currently the project coordinator of "Islam and the Liberal Society" at the Liberalt Laboratorium (LibLab) thin tank in Oslo, Norway. http://www.liblab.no
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

One Response to Jo vetëm si Substancë, por gjithashtu edhe si Subjekt

  1. Armanda says:

    Mos e kishe kete si tip pergjigjeje ndaj librit te Ferajt? Nese po, bie dakord. Mua me duket qe gjithsejcili ka nje menyre te veten te te kuptuarit te teksteve, ideve, fjaleve etj… ama Interpretimi qe Feraj u ben filozofive te ndryshme nuk ka te beje me subjektivitetin, por me shtremberimin ME DASHJE 1. per t’i sherbyer kauzes se tij 2. Per t’na u shit si i mencem (meqe e di qe njohurite e shqiptareve mbi filozofine, per shume arsye, jane teper te mangeta)…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s