Kryengritja Egjiptiane: Suplementi Kantian i nje kryengritje Badiouane

Ekziston nje frike e perhapur ne shume qarqe te majta politike se pas renies se regjimit te Mubarakut ne Egjypt, ka shume gjasa qe ne pushtet te vije levizja fundamentaliste e “Vellezerise Muslimane”, me nje program politik reaksionar, dhe kesisoji do te ndaloje hovin dhe portencialin emancipues te kryengritjes egjiptiane. Kjo frike nuk eshte teresisht e paarsyeshme sidomos kur veshtrohet nen prizmin e revolucionit iranian te vitit 1979. Zhvillimet e metutjeshme politike mund te sjellin te njejten fryme reaksionare ne pushtet edhe ne Egjipt, keshtu qe gjendja shoqerore dhe politike do te kalonte prej keq ne me keq. “Vellezeria Muslimane” nuk eshte me pak shtypese sesa pushtetin qe do ta zevendesonin. Ne kete kontekst eshte mire te kujtojme teorine tani me te ndaluar per tu mesuar neper shkolla ne shume vende te botes arabe te Al-Kawakib-it i cili para nje shekulli e gjysme pat argumentuar ne librin e tij Karakteristikat e Despotizmit se despotizmi eshte virus qe perhapet shpejt dhe sulmon trupin shoqeror pa dallim klase, gjuhe, feje apo pozite. Al-Kawakibi portretizoi despotizmin si virus pasi qe, sipas tij, ai perhapet neper te gjitha shtresat e shoqerise, shkaterron mundesine e krijimit te shoqerise civile, emancipimit politik dhe rrjedhimisht shkaterron vete trupin shoqeror. Ne kete menyre despotizmi me tiparet e veta krijon kushtet ku vlerat e politikes emancipuese shtypen kurse ato te frymes reakcionare promovohen. Ne nje shoqeri despotike vlerat si liria, progresi, drejtesia, shkenca dhe barazia zevendesohen me te kundertat e tyre. Si pasoje e kesaj, pushteti despotik as nuk prosperon e as qe u jep lumturi qytetareve te saj qe jetojne shpirterisht te thyer, pa besim ne vetevete si dhe pa vete-pergjegjesim. Thene shkurt, nje shoqeri qe ka pranuar nje pushtet despotik eshte vete despotike. Despotizmi pra nuk eshte vetem vecori e pushtetit politik por eshte pjese e struktures shoqerore (udheheqesi shtyp popullin, i madhi shtyp te vogelin, burri shtyp gruan, vellau shtyp motren, kapitalisti shtyp punetorin, etj) andaj edhe per ta ndryshuar nje shoqeri nuk mjafton qe nje qeveri te bie e tjetra te ngritet.

Keshtu mendonte al-Kawakibi. Ska se si te interpretohet ndryshe as frika jone ndaj “Vellezerise Muslimane”. Pra edhe pse jemi duke e perkrahur pa kushte kryengritjen egjiptase, nuk jemi te bindur e as te gatshem per te besuar se kryengritja do ta kthej permbys shoqerine egjiptase, se njehere e pergjithmone do te ballafaqohet me te gjitha aspektet e despotizmit. Edhe pse kjo teori ka mangesi te shumta, korniza e saj teorike mbetet pergjithesisht e shendoshe. Nuk ka pike dyshimi se edhe nese kjo kryengritje eshte teresisht e sukseshme, nese nuk pervijohet me pune qe do te rezultonte ne krijimin jo vetem te insititucioneve formale demokratike, por qe do te krijonte kushte per nje shoqeri te vertete emancipuese te vlerave militante universale, kryengritja detyrimisht do te kishte deshtuar. Pra frika jone ndaj “Vellezerise Muslimane” eshte frike e pavend, pasi qe kushdo qe te vije ne pushtet tani nuk do te sillet shume me ndryshe sesa ata.

Diskursi politik i “Vellezerise Muslimane” ka evoluar ne menyre te konsiderueshme ne lidhje me respektimin e te drejtave te njeriut. Programi i tyre politik eshte formuluar ne kushte te persekutimit intensiv te anetareve dhe perkrahesve te saj, qe dergjeshin neper burgje, torturoheshin, privoheshin nga te gjitha te drejtat dhe lirite njerezore dhe shume here edhe lincoheshin. Programi i tyre politik pra eshte me shume nje reaksion kunder atmosferes tiranike qe mbisundoi ne Egjipt per dekada te tera sesa nje program per udheheqje efikase te shtetit. Nuk ka asnje arsye te thelle per te besuar se veprimtaria politike e tyre do te vazhdoje sikur asgje nuk ka ndryshuar. Egjiptaset kane tejkaluar mbrenda nje kohe shume te shkurte barriera psikologjike dhe shoqerore te frikes, kane thyer disa tabu te mocme dhe kane prishur magjine e autoritetit te padiskutueshem. Si levizje popullore spontane, kryengritja egjiptase nuk eshte diktuar prej partive politike apo agjenteve te tjere politik, si “Vellezeria Muslimane”.

Problemi i Egjiptit ne veçanti dhe i botes arabe ne pergjithesi, nuk eshte problem i prezences se “Vellezerise Muslimane”, por eshte problemi i prezences se strukturave te nje arsyeje qe eshte formuar nen kushte historike te nje fryme despotike dhe autoritare. Nje veshtrim historik sado i shpejte do te hidhte drite mbi kete tezë: Eshte e ditur se levizjet clirimtare ne boten arabe e sidomos ato me prirje socialiste nen udheheqjen te Abdel Nasser paten nderrmare nje numer madh te transformimeve ne nivele ekonomike dhe politike si permbysjen e monarkise, marrjen e pushtetit, rishperndarjen e tokes dhe heqjen e sistemit feudal. Megjithate revolucioni Nasserite nuk pat sfiduar “superstrukturen” e shoqerise arabe: sistemet e vlerave te mendimit dhe besimit. Ajo u pat perpjekur perkundrazi t’u shmanget konfrontimeve me sisteme te tilla. Debakli i 1967 per nje numer te madh te mendimtareve Arab deshmoi se transformimi i vertete revolucionar nuk mund te realizohet pa nje konfrontim radikal me sisteme te tilla. Ngritja e forcave kunder-revolucionare ne prag te disfates, forcat qe fshiheshin pas kerkesave te respektimit te tradites dhe zakonit, poashtu deshmuan per nevojen e radikalizimit te revolucionit. Revolucionaret arab ne krye me Abdel Nasser nga frika qe mos te antagonizojne se tepermi forcat reakcionare te kohes nuk paten marre masat e domosdoshme e te bazuara ne pozicione te qarta.

Kjo gjenerate besonte se nuk kishte nevoje per kritike sepse ajo tashme vetem ishte shoqeri revolucionare. Impulset kritike te renesances se pare arabe (al nahda) nuk ishin te fuqishme sa duhet per tu bere rezistence fuqive totalitare dhe ithtaret e saj nen presione shoqerore u paten detyruar te terhiqen nga pozicionet e tyre. Edhe sot e kesaj dite termi vete-kritike eshte term me konotacione pezhorative, perceptohet si nje menyre e vete-rrahjes kurse tundimi per te kerkuar shpetim ne udheheqje te forte, ne kult te personalitetit, ende mbizoteron.

Baza shoqerore e shume shteteve arabe eshte e brishte me kushte ekonomike jo te shendosha, me insititucione demokratike te dobeta, me cilesi te univeriteteve poashtu pergjithesisht te dobeta si dhe organizata asociative te pasigurta. Nuk mund te vleresohet saktesisht se sa eshte ne gjendje kjo baze e brishte e shoqerive arabe te mbaje gjalle per kohe te gjate frymen revolucionare qe ka pushtuar Egjiptin. Sado e domosdoshme qe eshte rrezimi i qeverise dhe reformimi i kesaj baze shoqerore po aq i domososhem eshte edhe reformimi i sistemeve ideore. Nje kritike e arsyes eshte thelbesore per te cliruar “mendjen arabe” (termi eshte futur ne perdorim nga filozofi Marokan Muhammed Abid al-Xhabri ne vepren e tij voluminoze Kritke Arsyes Arabe) nga dominimi dhe shtypja e panevojshme dhe teper ekscesive e tradites qe ne me shume se nje forme i jep strehim, ne mos drejtpersedrejti despotizmit politik, ndonese edhe kjo nuk perjashtohet teresisht, despotizmit shoqeror. Keto jane te nderlidhura dhe asnjera nuk mund te diskutohet pa tjetren, por sic ka deshmuar edhe trashegimia politike e Nasserit eshte e mundur te besh revolucion politik pa revolucion ideor.

Shteti postkolonial ishte shtet jo ligjor, antikushtetues dhe jodemokratik, ishte kunder zhvillimit te ideve te renesances. Ishte pra nje shtet qe nuk ishte edhe aq shume i ndryshem prej shtetit kolonial. Ky shtet jo vetem qe e beri te pamundur nje renesance te vertete arabe, ai gjithashtu paralizoi shoqerine duke e bere ate te paafte per te formuar nje unitet konsensual dhe te lirshem te bazuar ne kontrate te mirefillte politike. Gjithashtu shteti postkolonial edhe me shume ka shtypur renesancen e dyte arabe. Feja ishte i vetmi sistem i vlerave qe nuk eshte shtypur drejtpersedrejti, prandaj edhe religjioziteti ne boten arabe eshte teper i madh ne krahasim me vendet tjera. Feja ka ofruar strehen e vetme te nje lloj lirie si te mendimit ashtu edhe veprimit. Eshte shteti postkolonial arab qe eshte pergjegjes per rritjen e levizjeve fundamentaliste dhe reakcionare ne boten arabe.

Nuk dua te nxjerr konkluzionin se shpetimi i vetem qendron ne shperberjen e shtetit si te tille, ndonese nuk do te ishte edhe ide e keqe, por definitivisht strukturat e shtetit postkolonial duhet te shperbehen. Perderisa keto struktura mbeten te fuqishme gjasat per thellimin e lirise dhe perhapjen e mendimit kritik mebeten te dobeta.

Shteti i pas-pavaresise deshtoi te modernizohet, nuk arriti te mbroje me sukses kauzat kombetare, nuk zhvilloi as programe per mireqenien e qytetareve e as qe arriti te siguroje lirine dhe dinjnitetin e qytetareve. Ai instrumentalizoi ceshtjet kulturore ne dobi te nevojave immediate te pushtetit duke krijuar problematika te rreme si ajo e trashegimise kundrejt modernitetit, perkrahu nje autenticitet ideologjik siperfaqesore perderisa krijoi kushtet per nje varesi ekonomike te vendit ne Perendim. Pervec ketyre deshtimeve ishin edhe deshtimet ushtarake dhe politike gjate gjysmes se dyte te shekullit njezet. Ne pikepamje te kaq shume humbjeve, arratisjeve nga realiteti, qofte ne nje te kaluare te arte ose ne nje te ardhme te paracaktuar e te lavdishme kryengritja egjyptase me permasat e saja historike eshte hapi i pare i domosdoshem edhe pse jo i mjaftueshem per ndryshim gradual te vendit dhe rajonit.

About albphilosopher

Sead Zimeri has studied Philosophy, Islamic Philosophy and Religion, International Politics and Psychoanalysis. He is currently the project coordinator of "Islam and the Liberal Society" at the Liberalt Laboratorium (LibLab) thin tank in Oslo, Norway. http://www.liblab.no
This entry was posted in Uncategorized. Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s